" /> ">
“Smartphone” janë shndërruar në një pjesë thelbësore të jetës së përditshme, por epoka e tyre mund të jetë drejt fundit.
Një kompani e analizave financiare paralajmëroi se shitjet e “smartphone” janë në prag të një rënie drastike në vitet e ardhshme.
Sipas “IDC”-së, gjatë 2015-s do të ketë një ulje të ndjeshme të kërkesës, trend që do të vazhdojë të paktën deri në vitin 2018, ndërsa çmimet mesatare gjithashtu mund të ulen, si rrjedhojë e rënies së ndjeshme të kërkesës në vendet e zhvilluara.
Kjo kompani parashikon një rritje me 19,3% të shitjeve globale të “smartphone” gjatë vitit aktual, i cili parashikohet të jetë edhe viti i fundit i artë i kësaj industrie.
Në raport, “IDC” paralajmëroi se ajo që ndodhi në 2007-n, kur “iPhone” hodhi produktin e tij të parë në treg, duke krijuar radhë të gjata njerëzish përpara dyqaneve në të gjithë botën nuk ka më gjasa të përsëritet.
Një prej arsyeve kryesore që po motivon fundin e epokës së “smartphone” është edhe mbingopja e tregut, me vetëm Shtetet e Bashkuara ku janë mbi 200 milionë “smartphone” aktivë dhe shumë prej zotëruesve të modeleve të fundit nuk kanë motivim që të ndryshojnë pasi nuk motivohen nga risitë gjithmonë e më minimale që sjellin produktet e reja.
Japonia dhe Europa pritet që edhe ato të pësojnë rënie si tregje, ndërsa rritja e vetme parashikohet në Kinë.
Top Channel