Al Kaeda, gjuetia post-Bin Laden e SHBA

27/02/2014 00:00

Pesë kompjutera dhe dhjetë hard driver u sekuestruan në shtëpinë-strehë të Osama bin Laden, bashkë me një sërë dokumentesh të shkruara nga themeluesi i Al Kaedës.

Pas kësaj ka nisur puna e shërbimeve sekrete, me informatorë dhe spiunë të infiltruar në zonën tribale pakistaneze dhe në zona të tjera.

Duke u nisur nga të dhënat e mbledhura, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë gjuetinë drejtuesve të gardës së vjetër kaediste, duke vrarë thuajse gjysmën e tyre.

Operacione këto, që janë mbyllur nga një sulm me dronë, avionët e telekomanduar në distancë që janë dhe arma e preferuar e presidentit Obama.

Televizioni NBC i ka dedikuar një kronikë të gjerë gjuetisë, duke publikuar profile dhe konfirmuar se si CIA është gjithnjë e angazhuar në gjurmimin e pasardhësit të Bin Laden, mjekut egjiptian Ayman al Zawahiri.

Në mungesë të karizmës së Osama dhe i vënë në dyshim nga liderët tribalë që tashmë bëjnë sipas kokës së tyre, lideri aktual i rrjetit terrorist ka dy probleme: i pari është fshehja dhe i dyti imponimi i autoritetit të tij.

Dy aspekte që nuk para përputhen. Një fat, tek e fundit, që e ka pasur edhe vetë Osama, shumë i izoluar në strehën e tij në Abotabad të Pakistanit. Lista e të eliminuarve është hapur me emrin e Ilyas Kashmiri, 47 vjeç nga Pakistani, i qërruar nga një raketë e tipit “Hellfire”.

Më pas vijnë: libiani Atiyah Abd al Rahman; Anwar al Awlaki, një shtetas jemenas-amerikan, i vrarë nga një dron në Jemen; Abu Yahya al Libi, i goditur në Uaziristan; Abu Zaid al Kuwaiti dhe Saaed al Sherhri, edhe këta të ekzekutuar me avion të telekomanduar.

Top Channel