Siri, dhjetëra kryengritës vriten në pritë

26/02/2014 15:20

Forcat e qeverisë siriane i zunë pritë një numri të madh rebelësh islamikë në rrethinat e kryeqytetit Damask, duke vrarë dhjetëra prej tyre, informuan të mërkurën mediat ndërkombëtare.

Sipas mediave shtetërore sirine, të paktën 175 kryengritës mbetën të vrarë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi të paktën 70 viktima.

Zona e Ghoutës Lindore, pranë Damaskut, është një bastion i kryengritësve dhe vendi ku një vit më parë u regjistrua sulmi me gaz sarin.

“Duke vepruar në bazë të informacionit të siguruar nga shërbimet tona, ushtria jonë kurajoze ngriti një pritë të mirëorganizuar, duke asgjesuar dhjetëra luftëtarë terroristë të Frontit të Al-Nusras, shumica e të cilëve nuk ishin shtetas sirianë”, informoi gjatë ditës Televisioni Shtetëror.

Sipas këtij raportimi, shumica e kryengritësve të vrarë në luftime ishin shtetas sauditë, katarezë apo çeçenë.

Lufta Civile Siriane i ka kushtuar jetën të paktën 140 mijë personave që prej fillimit të saj në Mars 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA