Shpërndahen policët e protestave

26/02/2014 00:00

Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov shpërndau forcat speciale
të policisë, të njohur si Berkut, të fajësuar për vrasjen e
protestuesve.

Ndërkohë vazhdojnë ndasitë ndërkombëtare për rrëzimin nga pushteti të ish-Presidentit Viktor Janukovic. Të mërkurën, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u bëri thirrje vendeve të tjerë të dënojnë ndjenjat “nacionaliste dhe neo-fashiste” në Ukrainën perëndimore. Ai i bëri thirrje OSBE-së të dënojë “thirrjet për të ndaluar gjuhën ruse, për të konsideruar popullsise ruso-folëse, jo-shtetase dhe thirrjet për të kufizuar lirinë e shprehjes”.

Moska e cilësoi rrëzimin e Viktor Janukovicit si një një marrje të dhunshme pushteti nga opozita dhe shprehu shqetesime për rolin e partive të ekstremit të djathtë, në një protestë ish-presidentit.Shumë ruso-folës në jug dhe në lindje të Ukrainës protestuan kundër veprimeve të autoriteteve të përkohshme.

Në portin e Sevastopolit në Krime, disa persona hoqën nga nje ndërtesë e administratës lokale, flamurin ukrainas dhe e zevendesuan ate me flamurin rus. Deklarata e Lavrov vjen një ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Ukraina nuk është në mesin e një beteje mes Lindjes dhe Perendimit.

“Kjo është një lojë me shumatore zero. Nuk është Rusia apo Shtetet e Bashkuara, kjo është për popullin e Ukrainës dhe ukrainasit që po bëjnë zgjedhjen e tyre për të ardhmen. Ne duam të punojmë me Rusinë dhe vendet e tjera, me të gjithë palët e gatshme, për të garantuar se është paqësore nga tani dhe në vazhdim”, u shpreh Kerry.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian gjeresisht kane mbeshtetur marrjen e pushtetit nga opozita në Ukrainë. Por administrata e re e përkohshme po përballet me kundërshtimin e rajoneve ruso-folëse. Madje, presidenti i perkohshem i vendit, Oleksandër Turcinov foli për kërcënimin serioz të separatizmit. Parlamenti në Kiev shtyu formimin e Qeverise deri të enjten. Viktor Janukoviç u largua nga Kievi –në fundjave. Vendndodhja e tij eshte e panjohur, Autoritetet e perkohshme leshuan nje mandat arresti per vrasjen e mbi 100 personave, ndersa Parlamenti votoi per dergimin e tij ne Gjykaten Penale Nderkombetare ne Hage.  

Shefja e Politikes se Jashtme te Bashkimit Europian, Kethrin Eshton zhvilloi bisedime ne Kiev te marten per te diskutuar ndihmen financiare dhe mbeshtetjen politike per udheheqesit e rinj, duke nenvizuar rendesine qe vendi te mbetet i bashkuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB