Një argjendari pronë e shtetasit Astrit Hamzi është grabituar paraditën e
të mërkurës nga një përson i maskuar dhe i armatosur pranë tregut të
valutës në qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, grabitësi ka arritur të marrë vetëm një sasi të vogël floriri, vetem dy unaza pasi është larguar me shpejtësi, kur ka dëgjuar sirenat e policisë, të cilat po shkonin në vendin e ngjarjes pas një telefonate të marrë në kohë të shpejtë në sallën operative për ngjarjen në fjalë.

Policia ka shoqëruar në komisarit 3 persona, të cilët dyshohen se kanë lidhje apo djeni me grabitjen e ndodhur.

Top Channel