SHBA, ekzekutohet vrasësi i 1989-ës

26/02/2014 00:00

Shteti i Misurit në SHBA ekzekutoi një person të akuzuar për rrëmbimin, përdhunimin dhe më pas vrasjen e një 15-vjeçareje në vitin 1989.

Michael Taylor, i cili kishte pranuar rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Ann Harrison në Kansas City në vitin 1989 u ekzekutua nëpërmjet injeksionit vdekjeprurës pas refuzimit të guvernatorit për apelimin e vendimit.

Avokatët e tij u përqendruan tek metoda dhe lloji i përbërësve helmues të përcaktuar për këtë ekzekutim, që sipas tyre nuk garantonte një vdekje të shpejtë dhe pa vuajtje të klientit të tyre.

Ann Harrison ishte duke pritur autobusin e shkollës pranë shtëpisë së saj kur u rrëmbye nga Micheal Taylor dhe bashkëpunëtori i tij, Roderick Nunley, gjithashtu i dënuar me vdekje. Ata e futën me zor në makinë dhe më pas e çuan në banesën e tyre ku më pas e përdhunuan dhe më pas e goditën për vdekje me thikë.

                                         Viktima, Ann Harrison 15 vjeç

Prindërit e viktimës ndodheshin në sallën e ekzekutimit, ndërsa Taylor la shënim një letër për ta ku pendohej për krimin e kryer dhe ‘i kërkontë ndjesë të sinqertë’.

Ky ishte ekzekutimi i katër në Misuri në po kaq muaj. Ky shtet siguroi lëndën vdekjeprurëse nga një kombinim barnash farmaceutikë, të siguruar nga një kompani prodhimi medikamentesh që preferoi të qëndrojë anonime.

Që prej vendimit të prodhuesve europianë të pentobarbital-it, lëndës vdekjeprurëse që përdorej për ekzekutime, në Shtetet e Bashkuara ka nisur një debat i gjërë lidhur me lëndët alternative që përdoren nga shtete të ndryshme, që nuk janë miratuar nga qeveria federale.

Top Channel