Renzi votëbesohet plotësisht

26/02/2014 00:00

Qeveria e kryesuar nga Matteo Renzi merr votëbesimin edhe në Dhomën e Deputetëve me 378 vota pro dhe 220 kundër.

Siç parashikohej votoi kundër Forza Italia e Silvio Berlusconit, Lidhja e Veriut, Levizja Fratelli d’Italia dhe ajo pesë Yjet e kryesuar nga Beppe Grillo.

Shpallja e rezultatit të votimeve u prit me një heshtje të pazakontë në sallën gati të boshatisur, ku edhe nga vetë qeveria kishte mbetur e pranishme vetëm ministrja e Punëve të Jashtme Federica Mogherini.Pas një ballafaqimit të fortë më deputetët e Lëvizjes Pesë Yjet dhe diskutimeve të shumta, në fjalimin e tij të pasdites Kryeministri i ri deklaroi se ky është shansi i vetëm për ndryshuar thellësisht vendin, sistemin e administratës shtetërore, të drejtësisë, atë fiskal dhe jetën e përditshme të punonjësve dhe sipërmarrësve.

Ai kërkoi një rol më të fortë të Italisë në planin ndërkombëtar: Ne, u shpreh Renzi, duam një Europë ku Italia të mos shkojë për të mësuar ç’ka duhet të bëjë, por ku të japë një kontribut themelor, sepse pa Itali nuk ka Europë.

Për herë të parë në sallën e Montecitorios një kryeministër që kërkonte votëbesimin, kishte marrë me vete një kompjuter. Besnik i stilit të tij jo formal, Matteo Renzi nuk hezitoi të  përdorte rrjetet sociale edhe gjatë orëve të gjata të punimeve.

Që sot kryeministri Matteo Renzi ka vendosur të shkojë pranë njerëzve, për të matur pulsin dhe për të kuptuar më nga afër problemet e vendit. Siç ka deklaruar së fundmi : “Është i bindur se italianët tani më shumë se fjalët, vlerësojnë veprat”. Turi i kryeministrit nis nga zona verilindore e Venetos.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB