Putin urdhëron stërvitje ushtarake

26/02/2014 00:00

Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi një test të menjehershëm të
gatishmërisë luftarake të ushtrisë në qendër dhe perëndim të Rusisë.

Agjensia shteterore e lajmeve citoi ministrin rus, të Mbrojtjes Sergei Shoigu, i cili tha se “shefi i Kremlinit kishte urdheruar testin të zhvillohej në 14.00 me oren ruse, të së mërkurës”. Agjensia e lajmeve nuk përmendi Ukrainën, si një prej fqinjeve perendimor të Rusisë.

Protestuesit pro-ruse dhe tartarët që mbështesin autoritetet e reja të Ukrainës- zhvilluan mitingje të ndara në rajonin e Krimesë. Tensionet jane shtuar, prej javës së kaluar, kur ish-presidenti Viktor Janukovic u rrezua nga pushteti.

Dy mitingjet e ndara në qytetin Simferopol po zhvillohen përpara seancës në Parlamentin e Krimesë, ku do të diskutohet për statusin i ketij rajoni. Krimea, ku shumica e popullsisë janë ruse, iu dorezua Ukrainës nga Rusia në vitin 1954.

Te merkuren do te behet publike lista e ministrave te qeverise se re dhe ndryshimi i ekzekutivit ne Kiev, ngre pyetje per te ardhmen e bazes ushtarake ruse ne qytetin portual Sevastopol. Shume vezhgues besojne se lidershipi i ri nuk do te kerkoj terheqjen e flotes ruse dhe kjo mund te kercenojë me tej stabilitetin e Ukraines, por edhe marredheniet delikate me Rusine.

Permes nje deklarate te perbashket, tre ish-presidentet e Ukraines, Leonid Kravcuk, Leonid Kucma dhe Viktor Jushcenko denuan ate qe e cilesuan si nderhyrje te Moskes ne politiken e Krimese.

Në Kiev, Ministri i Brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov shpërndau forcat speciale të policise, rreth 5000 trupa te vendosur ne te gjithe Ukrainen, të njohur si Berkut, qe fajesohen për vrasjen e protestuesve.

Viktor Janukovic u largua nga Kievi, në fundjave. Vendndodhja e tij eshte e panjohur dhe autoritetet e perkoshme leshuan nje mandat arresti per vrasjen e mbi 100 personave ndersa parlamenti votoi per dergimin e tij ne Gjykaten Penale Nderkombetare ne Hage. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA