LIVE/ Donald Trump konfirmon vrasjen e Ayatollah Ali Khamenei. Teherani e pranon pas disa orësh: Ra në krye të detyrës
Një person është burgosur në Hong Kong pasi është përpjekur t’i zhvasë para grupit të xhirimit të filmit “Transformers 4”, teksa po punonin në ishullin aziatik.
Gjykata e Hong Kongut dënoi me dy vjet burg përgjegjësin kryesorë të këtij krimi dhe me gjashtë javë burg të vëllain e tij.
Dy vëllezërit menaxhonin një dyqan në zonën ku po bëheshin xhirimet, por refuzuan ta mbyllnin atë dhe i kërkuan stafit të filmit 13 mijë dollarë. Një sherr shpërtheu më pas dhe regjisori i filmit Michael Bay mbeti i plagosur.
Në procesin gjyqësor autoritetet zbardhën skenarin e ngjarjes, sipas të cilit ekipi i xhirimit kishte shkuar tek dy vëllezërit më 16 tetor dhe u kishte ofruar atyre 130 dollarë si kompensim për xhirimet në rrugën e dyqanit të tyre.
Por ditën tjetër dy vëllezërit vendosën muzikë të lartë dhe u përpoqën të pengonin xhirimet e filmit. Njëri prej tyre kërkoi 13 mijë dollarë dhe pas sherrit që shpërtheu, ai dhe vëllai i tij u arrestuan nga policia.
Regjisori Michael Bay mori plagë në anën e djathtë të fytyrës, por refuzoi të merrte trajtim mjekësor dhe vazhdoi xhirimet. Këtë të mërkurë gjykata e Hong Kongut shpalli vëllain e madh fajtor për shantazh dhe për agresion ndaj një oficeri policie.
Gjyqtari që drejtoi seancën deklaroi se ngjarja kishte prekur reputacionin e Hong Kongut si një qytet ndërkombëtar. “Publiciteti negativ mund të shtyjë të huajt të shmangin udhëtimet në Hong Kong, si ato turistike edhe ato për motive pune”, deklaroi gjyqtari.
Episodi i katërt i sagës “Transformers”, ku interpretojnë Mark Wahlberg dhe Micola Peltz pritet të shfaqet në kinematë amerikane qershorin e ardhshëm.
Top Channel