U godit për vdekje me thikë pas sherrit për një vajzë, ky është turisti portugez që humbi jetën në Ksamil
CEZ Shpërndarje do të nisë një aksion për t’i dhënë fund vjedhjes së
energjisë elektrike në pallatet e ngritura vitet e fundit, ndërtuesit e
të cilëve kanë shmangur detyrimin ligjor të lidhjes së kontratave me
banorët për furnizimin me energji.
Grupet e punës së CEZ do të identifikojnë dhe presin të gjitha lidhjet e paligjshme të konsumatorëve që shpenzojnë energji elektrike pa e paguar atë. Kompania u bën apel të gjithë pronarëve të pallateve të reja të garantojnë infrastrukturën e kërkuar sipas ligjit për furnizimin me energji elektrike të banorëve. Gjithashtu u kërkon qytetarëve të paraqiten pranë sporteleve të CEZ, për t’u njohur me afatet dhe dokumentacionin që duhet të plotësojnë për të legjitimuar raportin me kompaninë e shpërndarjes.
CEZ Shperndarje deklaron se aksioni do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se nuk do të tolerojë asnjë rast të vjedhjes së energjise elektrike.
Top Channel