Vrasja e Lamajt, zgjidhet trupi gjykues për Frrokun

25/02/2014 00:00

Paraditen e të martës u hodh shorti për caktimin e gjyqtarëve që do të
gjykojnë Arben Frrokun, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, të dyshuarin
kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt një vit më parë.

Dritan Hallunaj do të kryesojë trupën e përbërë nga gjyqtarët: Klodjan Kurushi, Nertina Kosova, Fran Prendi dhe Ardit Mustaj.

Një ditë më parë, me rastin e 1 vjetorit të ndarjes nga jeta, komisioni shtetëror i dha titullin ‘Dëshmor i Atdheut’ kryekomisar Dritan Lamajt.

Në dosjen voluminoze të akuzës janë renditur të gjitha provat me anë të të cilave pretendohet të provohet akuza e vrasjes me dashje nga ana e biznesmenit Arben Frroku, përfshi edhe dëshminë e një dëshmitari okular i cili pretendon se ka identifikuar Frrokun si pjesëmarrës në vrasjen e Lamajt.

Arben Frroku i ka mohuar vazhdimisht akuzat lidhur me këtë ngjarje duke pretenduar se në momentin kur ka ndodhur krimi ka qenë duke ikur në Greqi.

Top Channel