Ukraina rrezikon ndarjen

25/02/2014 00:00

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turcinov do të formojë
qeverinë e unitetit, por kjo nuk do të ndodhë para se enjtes.

Lëvizja ndjek rrezimin e Viktor Janukovicit dhe lëshimin e mandat-arrestit kundër tij me akuzën “vrasje masive te protestuesve paqësorë”.

Julia Timoshenko, e cila fitoi lirinë të shtunën, përjashtoi marrjen e postit të kryeministrit. Zëdhënësja e saj tha se “ajo ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të 25 Majit”.

Ai tha se “administrata e re do t’i takojë popullit”. Gjate faljes se tij ne Parlament, te marten, Turcinov tha se “rreziku i ndarjes se vendit eshte real”. Në qytetin lindor të Karkivit, ku Janukovici gëzon mbështetje kreu i administratës rajonale tha se ai do të kandidojë për postin e Presidentit.

Mikailo Dobkin tha se “po zhvillohet një ofensive ndaj të drejtave të popullsise rusofolese dhe ligjet e miratuar kërcënojnë të gjithë ata që nuk pranojnë fashizmin apo nazismin. Në Krime dhe disa zona pro-ruse në lindje të Ukrainës ka patur protesta kundër rrezimit të Janukovic, çka shtuan frikën e ndarjes së vendit, nga lëvizjet separatiste. Udheheqesit perendimore; presidenti francez, Fransua Holond dhe kancelarja gjermane Angela Merkel i ka derguar apele te shkruar presidentit rus, Vladimir Putin për një zgjidhje paqesore në Ukrainë. Të hënën, Rusia bëri reagimin më të fortë, duke iu referuar rrezimit te Viktor Janukovicit, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e drejtuesve të rinj të vendit, të mbeshtetur nga Perendimi.  

Kryeministri Dëmitrij Medvedjev tha se “ata bënë një kryengritje të armatosur”. Por të martën, ministri i Jashtem rus, Sergei Llavrov dha garanci se Moska nuk do të ndërhyje. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Xhej Karnei tha të hënën se megjithese Janukovic është një udheheqes i zgjedhur në mënyrë demokratike, veprimet e tij minuan legjitimitetin e tij dhe ai nuk është duke e drejtuar vendin”.
Shefja e Politikes se Jashtme te BE-se, Kethrin Eshton ndodhet ne Kiev per te diskutuar mbeshtetjen politike per udheheqesit e rinj te Ukraines. Të hënën ajo vizitoi sheshin “Pavarësia”, arene e perleshjeve te dhunshme mes protestuesve dhe policise. Të enjten e kaluar, dhjetëra persona humbën jetën në sheshin Pavarësia në Kiev. Hetues britanikë i thanë BBC-së se ata po punojnë në terren për dhënë ndihmën e tyre në përcaktimin e përgjegjesve. Ata po mbledhin fakte, të cilat mund të përdoren për të ndjekur të dyshuarit.

Top Channel