Turqi, mijëra përgjime anti-qeveritare

25/02/2014 00:00

Një grup prokurorësh turq anti-qeveritarë pretendohen se kanë përgjuar ilegalisht mijëra figura premtuese, apo mediet pro-qeveritare. Ndër objektivat, raportohet se kanë qenë edhe ministra të qeverisë dhe liderë të biznesit.

Prokurorët, të cilët besohen se janë besnikë të klerikut që jeton në SHBA, Fethullah Gulen, kanë mohuar akuzat.

Gulen është akuzuar se po drejton një “shtet paralel” në Turqi, duke kontrolluar grupe të policisë, gjykatësve dhe politikanëve. Ai i mohon këto akuza. Akuzat e fundit kanë dalë në pah nga dy gazeta pro-qeveritare, “Yeni Safak” dhe “Star”.

“Star” raportoi se “gulenistët” kanë përgjuar më shumë se 7 mijë persona që prej vitit 2011, me pretekstin se janë përpjekur të zbulojnë komplotet terroriste. Një nga prokurorët e zbuluar me emër në këto histori, Adem Ozcan, ka mohuar akuzat e bëra.

“Përfundimisht nuk ka pasur monitorim apo përgjim të mijra politikanëve, gazetarëve, përfaqësues jo-qeveritarë dhe biznesmenëve, në kuadër të kësaj dosjeje, sipas asaj që thonë historitë e publikuara nëpër gazeta”, tha ai në një deklaratë.

Gulen ka mohuar të ketë përdorur influencën e tij për të nisur hetime ndaj akuzave për korrupsion të qeverisë.

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka akuzuar Gulen, një aleat i tij dikur, që tashmë jeton në mërgim të vetimponuar në SHBA, se është përpjekur të sulmojë qeverinë. 4 ministra janë dorëhequr menjëherë pas nisjes së hetimeve për korrupsion ndaj tyre.

Erdogan ka premtuar se do të luftojë në atë që konsiderohet si sfida më e madhe ndaj qeverisë së tij, gjatë qëndrimit 11-vjeçar të tij në krye pushtetit.

Top Channel