
Të shpejta, praktike dhe që kursejnë kohë. Këto janë transaksionet që kryhen nëpërmjet internetit e që gjithnjë e më shumë po zënë vend në treg, por me një kosto…
Banka Qendrore Europiane nxorri raportin e saj në lidhje me sigurinë e transaksioneve në internet. Raporti është i treti i këtij lloji dhe vihet re një rritje e mashtrimeve me 14.8 përqind në vitin 2012 në krahasim me vitin 2011.
E përkthyer në shifra, në 2012 plot 1.33 miliard euro kanë ‘firuar’ nga sistemi, ose mesatarisht në cdo 2635 euro shit-blerje online, 1 euro është mashtrim.
“Eurotower” organizmi i BQE-së për sigurinë në këtë sektor thotë se vendet më pak të sigurta janë Franca, Britania e Madhe dhe Luksemburgu, ndërsa kërkojnë nga kompanitë që merren me këtë aktivitet që të shtojnë përpjekjet për rritjen e sigurisë.
Në total, në gjithë Eurozonën vetëm në vitin 2013 janë kryer rreth 3500 miliard euro transaksione nëpërmjet internetit.
Top Channel