SHBA, tërheqje e plotë nga Afganistani

25/02/2014 19:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të vendosin një tërheqje të plotë të trupave nga Afganistani brenda këtij viti, raportoi të martën “BBC”.

Në një bisedë telefonike, presidenti Obama paralajmëroi homologun e tij afgan, Hamid Karzai për këtë mundësi, pasi Kabuli ka refuzuar në mënyrë të përsëritur firmosjen e një marrëveshje të bashkëpunimit ushtarak.

Uashingtoni e sheh firmosjen e kësaj marrëveshje si të detyrueshme, për të lënë një pjesë të trupave të saj në Afganistan edhe pas tërheqjes së koalicionit në vitin 2014, në mënyrë që të angazhohen në luftën ndaj talebanëve.

Sipas korrespondentëve, mosmarrëveshja mbi marrëveshjen dypaleshe të sigurisë është hapi i fundit i një raporti në përkeqësim midis Shtëpisë së Bardhë dhe Karzait.

Shtetet e Bashkuara, kryesues të një koalicioni ushtarak, ndërhynë ushtarakisht në Afganistan në vitin 2001, duke rrëzuar regjimin disa-vjeçar të talebanëve.

Ndërhyrja e urdhëruar nga ish-presidenti George W. Bush u realizua në vijim të sulmit të 11 Shtatorit, pasi autoritetet afgane u konsideruan përgjegjëse dhe bashkëpunuese me organizatën e Al-Kaedës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA