Rusi, 500 manifestues të arrestuar

25/02/2014 15:35

Të paktën 500 persona u arrestuan nga policia ruse, në manifestimet e opozitës së mbajtura në dy qytetet kryesore të vendit, në Moskë dhe Shën Pjetërburg.

Midis të arrestuarve figurojnë edhe disa figura të mirënjohura të opozitës, si Alexei Navalny, kandidat humbës në zgjedhjet e fundit për bashkinë e kryeqytetit.

Arrestimet u kryen pasi manifestimi ishte realizuar pa marrë leje nga autoritetet policore.

Si masë ndëshkimi, ndaj të arrestuarve u vendosën gjoba dhe deri në 15 ditë burgim.

Protestat u kërkuan nga opozita, për të kundërshtuar dënimin e mëparshëm të disa aktivistëve të tjerë.

Shtatë persona u dënuan ditën e hënë, deri në katër vite burgim secili, për pjesëmarrjen në një protestë të paligjshme kundër presidentit Vladimir Putin, në fillimin e mandatit të tij të tretë në Maj 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA