“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet
Gjykata e Shkodrës ka dhënë të martën masën e sigurisë arrest me burg
ndaj 62-vjeçarit Tom Bregu, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale
me të bijën 14-vjeçare.
62-vjeçari ka mohuar akuzën që i është ngritur, ndërsa ka thënë se çdo gjë është e trilluar nga vajzat e tij me të cilat kishte kontradikta që në vitin 2009 kur kishte dalë nga burgu.
Bregu ka deklaruar gjithashtu se ka pasur kontradikta edhe me familjen e gruas së tij me të cilët ka disa vite që nuk ka marrëdhënie.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Andri Ymeri ka shpallur të ligjshme masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Tom Bregu ndaj të cilit rëndojnë akuzat “kryerje e marrëdhënies seksuale me persona në lidhje gjaku” si dhe “kryerje e marrëdhënies seksuale me te mitur”.
Top Channel