Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën stërvitjen e përbashkët ushtarake, e cila do të vazhdojë deri më 18 Prill.
Ushtarët e dy vendeve do të përdorin simulimin kompjuterik “Vendimi kyç”, për t’u përgatitur, në mbrojtje të Jugut në rast kercenimi dhe do të kryejnë stërvitjen e zakonshme nga toka-deti dhe ajri, e koduar “Zogu i Shqiponjës”.
Kjo, siç thonë vëzhguesit, nuk do të jetë gjë tjetër veçse një dëshmi e aleancës së fortë mes SHBA-se dhe Korese se Jugut.
Në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë më shumë se 12 500 ushtarë amerikane.
Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut e cilësuan të një natyre defensive, por Peniani e ka përshkruar si “stërvitje lufte”.
Vitin e kaluar, stërvitja ndezi tensione me Korenë e Veriut, vend që kërcënoi me sulme bërthamore dhe goditje të “shenjestrave” koreano-jugore dhe amerikane.
Korrespondentja e BBC-së, Lusy Williamson në Seul thotë se “retorika e Penianit, këtë vit është më e zbutur, por stërvitja është caktuar të zgjase deri në muajin Prill dhe shume koreano-jugore e konsiderojnë këtë si testin më të fortë, për klimën e krijuar mes dy koreve”.
Duke folur të hënën, ministri i Mbrojtjes i Korese se Jugut tha: “Ne do të ndërmarrim hapa kunder Korese se Veriut, nëse do të bëjë provokime apo denoncime”.
Të hënën, rreth 360 koreanojugore u takuan me të afërmit e tyre, për herë të parë që prej luftës së viteve 1950-1953, një bashkim familjar në Malin Kumgang, në Korenë e Veriut.
Peniani është akuzuar se po i përdor “si leshim për të përfituar” bashkimet e familjeve, që janë takime shume forta emocionale.
Top Channel