Marikaj, maunia përplas ‘Benzin’, një i vdekur

24/02/2014 00:00

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur në një
aksident të ndodhur paraditen e tw hwnws në autostradën Tiranë-Durrës,
pranë fshatit Marikaj.

Një automjet tip maune ka përplasur nga pas një automjet tip ‘Benz’ ku për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Fatos Hoxha, nga Berati i cili humbi jetën pas mbërritjes në spital, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në mjetin tip Benz ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak.

Policia ka nisur hetimet lidhur me aksidentin, ndërkohë që ka shoqëruar drejtuesin e maunes.

Top Channel