
Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën stërvitjen e përbashkët, e cila do të vazhdojë deri më 18 Prill.
Ushtarët e dy vendeve do të përdorin simulimin kompjuterik “Vendimi kyc”, për tu pergatitur, në mbrojtje të Jugut në rast kercenimi dhe do të kryejnë stërvitjen e zakonshme nga toka-deti dhe ajri, e koduar “Zogu i Shqiponjës”.
Kjo – siç thonë vëzhguesit- nuk do të jetë gjë tjetër vecse një dëshmi e aleancës së fortë mes SHBA-se dhe Korese se Jugut.
Në këtë stërvitje ushtarake do të marrin pjesë më shumë se 12.500 ushtarë amerikane. Shtetet e Bashkuara dhe Korea e Jugut e cilësuan të një natyre defensive, por Penjani e ka përshkruar si “stervitje lufte”.
Vitin e kaluar,stërvitja ndezi tensione me Korene e Veriut, vend që kërcënoi me sulme bërthamore dhe goditje të “shenjestrave” koreano-jugore dhe amerikane. Korrespondentja e BBC-se, Lusi Uilliamson në Seul thotë se “retorika e Penjanit, kete vit është më e zbutur, por stërvitja është caktuar të zgjase deri në muajin Prill dhe shume koreano-jugore e konsiderojnë këtë si testin më të fortë, për klimën e krijuar mes dy koreve”.
Duke folur të hënën, ministri i Mbrojtjes i Korese se Jugut tha: “Ne do të ndërmarrim hapa kunder Korese se Veriut, nëse do të bëjë provokime apo denoncime”.Të hënën, rreth 360 koreano-jugore u takuan me të afërmit e tyre, për herë të parë që prej luftës së viteve 1950-1953, një bashkim familjar në Malin Kumgang, në Korenë e Veriut. Penjani eshte akuzuar se po I përdor “si leshim për të përfituar” bashkimet e familjeve, që janë takime shume forta emocionale….
Top Channel