Kryeministri provizor i Egjiptit, Hazem Beblawi, shpalli në mënyrë të papritur dorëheqjen e tij dhe të kabinetit të tij gjatë ditës së hënë.
Beblawi tha se vendimi u mor në “dritën e situatës së vështirë aktuale që është duke kaluar vendi”.
Ndërsa shteti më 84 milionë banorë është tronditur nga një seri të sulmeve të organizatave fondamentaliste islamike, gjatë javës së shkuar u regjistruan edhe një seri grevash që paralizuan vendin, nga ana e punonjësve të administratës apo punonjësve të pastrimit në të gjithë qytetet.
Protestat në masë në Egjipt janë regjistruar si pasojë e pakënaqësisë për përkeqësimin e vazhdueshëm të nivelit të jetesës dhe rritjes së çmimit të gazit, që përdoret për ngrohje dhe gatim.
Beblaëi u emërua kryeministër në muajin Korrik, pas rrëzimit të presidentit Mohammed Morsi.
I dyshuar si përgjegjës për vrasjen e mbi 1 mijë personave gjatë protestave që motivuan grushtin e shtetit të ushtrisë, Morsi është duke u gjykuar aktualisht në një proces që po krijon shumë tensione në vend.
Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në gjysmë shekulli, Morsi rrezikon të dënohet me vdekje nëse akuzat do të vërtetohen nga drejtësia egjiptiane.
Top Channel