Të hënën bllokohet rruga Tiranë-Elbasan

23/02/2014 13:20

Ditën e nesërme, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 18:00, asnjë automjet nuk do të mund të qarkullojë përmes aksit rrugor nga Elbasani në Tiranë.

Policia Rrugore njofton se ky aks do të jetë i bllokuar, që nga tuneli i Elbasanit.

Bllokimi i aksit Elbasan-Tiranë, për 11 orë, bëhet për shkak të punimeve që do të kryhen për shtrimin e tapetit të asfaltit të rrugës.

Policia Rrugore njofton gjithashtu se do të marrë të gjitha masat për rregullimin e trafikut, përgjatë orëve kur nuk do të lejohet kalimi i mjeteve në këtë aks rrugor, duke e orientuar atë nga rruga e vjetër e Krrabës.

Top Channel