Forcat ushtarake janë bashkuar me grupin e të rinjve në Tiranë, për mbjelljen e pemëve, në kuadër të nismës “mbill pemën tënde”, e cila parashikon financimin nga çdo qytetar të pemës që do të mbajë emrin e tij.

Forcat e ushtrisë u bashkuan duke ndihmuar në hapjen e gropave dhe ministrja e Mbrojtes, Mimi Kodheli tha se fale këtyre nismave, brezat që do të vijnë do të kenë një ambient më të pastër.

Sipas Kodhelit, ky aksion të rinjsh është një mësim i mirë për politikanët.

“Ta mbjellim pemën tonë. Është shumë i rëndësishëm imazhi që këta të rinj na japin neve si politikanë, por edhe gjithë komunitetit, i japin të gjithë atyre që duhet të përkujdesen për ambientin dhe të ardhmen e fëmijëve tanë”, tha ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Sipas një prej përfaqësuesve të nismës mbill pemën tënde, në Tiranë, deri më tani jane mbjellë të pakten 200 pemë, ndërkohë që aksioni do të vazhdojë edhe në mjedise të tjera të kryeqytetit.

Top Channel