Ligji për kreditë e këqija

23/02/2014 15:40

Qeveria pritet të miratojë një ligj, i cili qartëson përfundimisht marrëdhëniet e bankave me tatimet për kreditë e këqija.

Drafti, i cili ndryshon ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcakton kriteret se kur kredia e keqe do të konsiderohet si shpenzim i zbritshëm me qëllim që bankat të mos kenë konflikte me tatimorët.

Sipas tij, tatimet janë të detyruar ta njohin kredinë e keqe si shpenzim të zbritshëm për bankat, në rast se plotësohen dy kushte.

Së pari, për kreditë që janë të siguruara me kolateral të kenë kaluar 365 ditë nga koha kur bankat kanë depozituar kërkesën për ekzekutim tek përmbaruesi.

Ndërsa kreditë pa kolateral, do të njihen si shpenzim i zbritshëm 365 ditë pas lëshimit nga gjykata të urdhër ekzekutimit për asete të ndryshme që mund të ketë debitori.

Qartësimi i trajtimit fiskal të kredive të këqija është shndërruar prej vitesh një problem jo i vogël për sistemin bankar.

Për shkak të mospërcaktimit të qartë të kritereve se kur këto kredi do të njiheshin si shpenzime të zbritshme, shpesh bankat kanë hyrë në konflikte me administratën fiskale që u kërkonte të paguanin tatim edhe për këtë zë.

Madje, një pjesë e tyre janë penalizuyar edhe me gjoba dhe aktualisht ndodhen në procese gjyqësore me drejtorinë e tatimeve.

Gjithë kjo situatë ka dekurajuar fshirjen e kredive të këqija nga bilancet e bankave, duke shqetësuar edhe fondin monetar ndërkombëtar, i cili ka kërkuar me ngulm nga qeveria që të ndërhyjë në ligj për ti dhënë fund përfundimisht këtij ngërci.

Po kështu, përveç kredive të këqija, ligji i ri rregullon edhe borxhin e keq të krijuar jashtë sistemit bankar, pra mes bizneseve.

Sipas tij, ky borxh do të njihet si shpenzim i zbritshëm në rast se është klasifikuar më parë si e ardhurt, është fshirë nga librat kontabël të tatimpaguesit dhe ky i fundit ka ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme ligjore për arkëtimin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA