Qeveria ka vendosur të thyejë monopolin e duhanit te papërpunuar, pas konfliktit mbi çmimin e ulët, me të cilin kompania e vetme e eksportit te ketij prodhimi e mbledh këtë produkt nga kultivuesit e duhanit.
“Datë 25 presim një delegacion italian, e deri në fund të vitit synojmë të fusim kompani të reja, pavarësisht vështirësisë për diversifikimin e këtij tregu”, deklaroi zëvendësministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, zoti Alban Zusi.
Fermerët thonë se firma greke ka ulur çmimin deri në 100 lekë për kg dhe ka shkelur kontratën sa i përket afateve dhe pikave të pakta të grumbullimit, duke u lënë produktin stok.
Pas task-forcës së ngritur për verifikimin e pretendimeve të palëve, Ministria e Bujqësisë do të çojë cështjen për hetim të mëtejshëm në Prokurori.
“Rezultati është që kompania greke ka abuzuar, por ajo pretendon se ka funksionuar me sekserë që janë burim i problematikës sa i përket çmimeve. Do të çohen dosjet për hetim për të parë shkeljet e kompanisë, por edhe nëse këtu janë përfshirë institucionet shtetërore”, deklaroi zoti Zusi.
Shqiperia, dikur nje vend prodhues i rendesishm i duhanit te paperpunuar, tashme e ka reduktuar prodhimin ne nivelet e para nje shekulli, duke demtuar nje nga kulturat me masive ne fshat.
Top Channel