Hapja e dosjeve rikthehehet sërish në qendër të vëmendjes dhe këtë herë kërkesa drejtuar institucioneve vjen nga Avokati i Popullit, i cili kërkon hartimin dhe miratimin e një ligji, pasi thotë se është një çështje e vonuar dhe e pazgjidhur edhe pas 23 vjetësh.

“Është mëse e nevojshme ndërmarrja e iniciativës legjislative, për hartimin dhe miratimin e një ligji për hapjen e dosjeve, që do mundësojë:

Aksesin individual ndaj të dhënave të shërbimeve sekrete ndaj të interesuarve, qoftë ndaj atyre që kanë vuajtur nga këto veprimtari apo informatorëve;

Transparencën e aktiviteteve represive të shërbimeve sekrete, me garancinë se aksesi është personal; mbrojtjen e subjekteve nga cënimi i privatësisë, që mund të shkaktohet nga të dhënat e mbledhura;

Dhe e fundit, krijon organet kompetente për menaxhimin e procesit të hapjes së dosjeve”, deklaroi Elona Demollari, zëdhënëse e Avokatit të Popullit.

Top Channel