SHBA përshëndet marrëveshjen

22/02/2014 00:00

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur marrëveshjen e Qeverisë dhe opozitës
ukrainase, e cila synon t’i japë fund krizës së përgjakshme politike në
këtë vend.

“Tani, fokusi duhet të jetë në zbatimin e marrëveshjes, që ne do ta monitorojmë nga afër”, ka thënë zëdhënësi Jay Carney.

Administrata amerikane ka nisur të përgatisë sanksione kundër autoriteteve të Ukrainës, pas vrasjes së dhjetëra njerëzve këtë javë, në rrugët e Kievit.

Shtëpia e Bardhë ka përsëritur se përgjegjësit për dhunën duhet të mbajnë përgjegjësi.

Top Channel