“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Task forca e kryesuar nga Inspektoriati i Mjedisit, ne bashkepunim me
Ministrine e Mbrojtjes ka vijuar këtë të shtunë aksionin per pastrimin e
rrugeve nacionale në qarkun e Korçës.
Aksioni eshtë inspektuar nga ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Ata janë ndalur në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, si një prej pikave më të rëndësishme në vend ku krijohet kontakti i parë viziv me ata që vizitojnë Shqiperine.
Sipas ministrit Koka imazhi i ofruar është trashëguar nga e kaluara dhe është i turpshëm pretendimi i Qeverisë paraardhëse për shtimin e turistëve përballë një pamje të tillë.
“Eshtë një punë kolosale. Besoj është një nga betejat më të ashpra që po bëjnë Forcat e Armatosura Shqiptare. Eshtë një situatë që nuk ka nevojë për koment. Do t’i bëja thirrje qytetarëve shqiptarë, të gjithë drejtuesit e automjeteve që cdo qese apo bidon i hedhur nga makina përfundon në buzët e akseve të rrugëve. Do të doja t’i bëja thirrje kryetarëve të komunave të jenë të kujdesshme se shumë shpejt disa prej tyre do të përballen edhe me ligjin”, tha Koka.
Edhe ministrja Kodheli apeloi për bashkëpunim te komunitetit dhe pushtetit lokal për të vijuar aksionin dhe mbajtjen pastër të mjedisit.
“Ne i ofrojmë qytetarëve tanë, të huajve, turistëve apo të gjithë udhëtarëve një pamje aspak dinjitoze për Shqipërinë, shqiptarët dhe epokën ku jetojmë. Ne do ta fitojmë këtë betejë, na duhet bashkëpunimi i qytetarëve, i komunitetit, i pushtetit lokal dhe i të gjithë atyre që këtë mjedis në të cilin jetojnë e bëjnë pis”, tha Kodheli
Përvec aksit nacional Korçë-Kapshticë aksioni është shtrirë edhe në segmente të tjera të rajonit juglindor.
Top Channel