Janukoviç lë Presidencën

22/02/2014 00:00

Zyra e Presidentit të Ukrainës, në Kiev nuk ka më roje. BBC shkruan se
protestuesit –siç duket- kanë nën kontroll të plotë zonën e ndërtesave
qeveritare.

Udhëheqesit e opozitës thonë se Viktor Janukoviç, duhet të japë dorëheqjen menjehërë. Ka raportime të pakonfirmuara se ai po udhëton drejt Karkivit, në lindje, në afërsi të kufirit me Rusinë.Protestuesit kërkojnë zgjedhje më 25 Maj dhe jo në fund të Dhjetorit, siç parashikonte marrëveshja qe u arrit të premten.

Një grup protestuesish të ekstremit të djathtë kërcënuan se do ë veprojnë nëse ajo nuk jep dorëheqjen, mengjesin e së shtunës. Pavarësisht nënshkrimit të paktit, si nga presidenti ukrainas dhe udheheqesit e opozitës, me ndërmjetësin e tre ministrave të Jashtëm të Be-se- rrugët e Kievit nuk janë boshatisur. Marreveshja u prit me skepticizëm nga mijëra protestues, që vazhdojne të qëndrojnë në shesh. Udheheqesit e opozityës që e firmosën u quajtën “tradhëtar”.

Vitali Kliçko, udheheqesi i Lëvizjes “Udar” apo “Grushti” iu drejtua deputeteve në Parlament, mengjesin e së shtunes:“Ne duhet, sic kërkon populli të miratojmë një rezolutë që bën thirrje për dorëheqjen e menjehershme të Viktor Janukovicit”.

Kryetari i Parlamentit, Volodjimjir Ribak dha dorëheqjen, duke cilësuar si motiv të saj, shendetin jo të mirë.

E premtja ishte një ditë e rëndë për ukrainasit, vecanërisht kur panë arkemortet e disa prej të vrareve në sheshin “Pavaresia”, ku ndodheshin edhe udheheqesit e opozitës, të cilët disa orë më parë, kishin firmosur paktin me presidentin ukrainas.

Përballe ketij momenti shumë prekes, Kliçko u kërkoi ndjesë të pranishmeve që i kishte shtrenguar doren Viktor Janukoviçit.

Presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë kanë rënë dakort për zbatimin e menjehershëm të paktit të arritur të premten. Shtepia e Bardhë –përmes nje deklarate- vleresoi udheheqesit kurajozë te opozitës që pranuan nevojën për kompromis.

Megjithate, Uashingtoni eshte i gatshem te vendose sanksione ndaj qeverise ukrainase nese dhuna vazhdon. Shefi i Kremlinit i tha  presidentit amerikan, me të cilin zhvilloi një bisede telefonike se “Rusia do të jetë pjesë e procesit të zbatimit te paktit”. Pas miratimit te marrëveshjes, parlamenti ukrainas -te premten miratoi kthimin e Kushtetutes 2004; amnisti për protestuesit e akuzuar për përfshirje në dhunë, si dhe për ndryshimin e ligjit që mund të cojë në lirimin e ish-kryeministres Julia Timoshenko.

Top Channel