Egjipt, një e krishterë drejton një parti

22/02/2014 00:00

Hala Shukrallah është bërë gruaja e parë e krishtere, e cila udhëheq me një parti politike në Egjiptin me shumicë myslimane.

Aktivistja 60 vjeçe, është zgjedhur si kryetare e liberalëve të Partisë Kushtetuese, e cila është themeluar në vitin 2012 nga laureati i çmimit Nobel, Mohammed ElBaradei.

Shukrallah, një aktiviste prominente kundër diskriminimit fetar, ka fituar 57% të votave në kongresin e partisë, raportojnë mediat.

Fitorja e saj, e bënë atë gruan e parë lidere të një partie politike në Egjipt.

ElBaradei ka dhënë dorëheqje në gusht të vitit të kaluar, si zëvendëspresident i Egjiptit, në shenjë proteste të shpërndarjes së dhunshme të policisë ndaj protestuesve-përkrahës të Mohammed Morsi.

ElBaradei, është edhe ish-drejtues i organizatës për mbikëqyrjen e armatimit dhe proliferimit bërthamor të Kombeve të Bashkuara, dhe jeton në Austri.

Top Channel