
Njësia task-force mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim 9 persona për
skandalin në drejtësi të denoncuar në emisionin investigativ “Fiks
Fare”.
Ne kerkesen per gjykim, prokuroret i kerkojne Gjykates Penale të Tiranës, të gjykojne per aferat e korrupsionit dy avokate, nje kancelare e sekretare gjyqesore deri tek kryetari i Gjykates se Pukes, Shtjefen Lleshi dhe ish-prokurorin Pellumb Prençi, qe te dy me masen e arrestit ne shtepi. Pese te akuzuarit e tjere do te gjykohen me masen e sigurimit personal ‘arrest me burg’.
Prokuroria ka perfshire ne fashikullin e gjykimit edhe dy kallzuesit e kesaj historie, por per ta prokurorët mesohet se do te kerkojnë nga Gjykata e Tiranes perjashtimin e tyre nga gjykimi penal.
Ne kerkesen per gjykim, thuhet se historia nis me 15 prill 2013, kur pas nje proteste policia ka arrestuar edhe gjashte anetare te familjes Pjetri. Ne muajin qershor, thuhet se kallëzuesi Pal Pjetri ne ate kohe me masen e arrestit shtepiak, per shkak te pjesemarrjes ne kete proteste ka biseduar ne telefon me gjyqtarin Shtjefen Lleshi, duke lene takim ne Tirane. Sipas kallëzuesit, thote prokurori i çeshtjes gjyqtari Lleshi i ka kerkuar atij 200 mije leke per te zgjidhur çeshtjen dhe pas kesaj bisede atij i ka ndryshuar masa duke fituar detyrimin e paraqitjes.
Kallëzuesi Pjetri i ka kerkuar gjyqarit edhe lirimin e dy djemve te tij, dy vellezerve dhe nipit, por gjyqtari i ka bere te ditur se para zgjedhjeve nuk do te lironte asnje nga burgu per shkak te situates. Behet e ditur, thone prokuroret, se kallëzuesi nepermjet avokatit te tij Fran Dashi ka paraqitur kerkese per ndryshimin e mases per familjaret e tij dhe aty eshte rene ne kontakt me kancelaren dhe gjyqtarin, ku edhe i jane kerkuar 2 mije dollare per gjyqtarin dhe dy mije dollare per prokurorin, leke qe jane paguar ne prani te kancelares dhe sekretares.
Por pas kesaj nuk i eshte realizuar zevendesimi i mases per njerin prej familjareve dhe shtetasi tjeter nen hetim Defrim Prençi ka premtuar se do nderhyje ne Gjykaten e Larte, ky i fundit e ka prezantuar kallëzuesin me avokatin e dyte Feriz Xhurxhi, i cili nga ana e tij ka kerkuar 50 mije leke per te liruar çdo familjar. Ne aktet qe ndodhen ne fashikullin e gjykimit, mbyll konkluzionet e hetimit Prokuroria, rezulton se Gjykata e Larte ka vendosur te rrezoje rekursin e bere sipas vendimit qe mban daten 3 tetor 2013. Organi procedures konstaton me tej se zoti Xhezair Zaganjori, me detyre kryetar i Gjykates se Larte, nuk ka marre pjese ne trupen gjykuese qe ka gjykuar rekursin e ketij shtetasi, mbyll hetimin Prokuroria duke rrezuar keshtu frazat e thena ne video-regjistrim nga te pandehurit ne fjale.
Top Channel