Ukrainë, qeveria arrin tjetër marrëveshje me opozitën

21/02/2014 00:00

Zyra e presidentit ukrainas, Viktor Janukoviç, ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku bën me dije se gjatë natës është arritur një marrëveshje për zgjidhjen e krizës me liderët e opozitës dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Federatës Ruse.

Nuk është dhënë ende asnjë detaj për këtë marrëveshje, por njoftohet se do të nënshkruhet në mesditë.

Opozita dhe ministrat europianë nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë marrëveshje, ndërsa burime diplomatike thanë për Reuters se bisedimet kanë qenë “shumë të vështira”.

Marrëveshje u arrit edhe të mërkurën mes presidentit ukrainas dhe liderëve të opozites për fundin e përballjes, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur përleshjet e reja mes protestuesve antiqeveritare dhe policisë në Kiev.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë i kërkoi Presidentit të Ukrainës të tërheqë menjëherë forcat e sigurisë dhe të zgjidhë krizë me mjete politike. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë shkruan: “Jemi të shqetesuar nga pamjet ku shihen forcat e sigurisë që qëllojnë me armë automatike popullin e tyre. i kërkojme Presidentit Janukovic, të tërheqe menjehere forcat e sigurise nga qendra e Kievit dhe të respektojë të drejtën paqesore për të protestuar U bëjmë thirrje protestuesve të shprehen paqësisht”.  

Gjithashtu i bëjmë thirrje ushtrise të mos përfshihet ne konfliktin, qe mund dhe duhet te zgjidhet me mjete politike. “Shtetet e Bashkuara-shkruhet ne deklarate- do të punojnë me aleatet europiane për t’i ndëshkuar përgjegjesit dhe te ndihmoje popullin ukrainas te bashkohet dhe Ukrainen e Pavarur te kthehet ne rrugen qe e con drejt nje te ardhmeje me te mire”.

Top Channel