Spanjë, ETA dorëzon armët

21/02/2014 15:35

Vëzhguesit ndërkombëtarë bënë me dije se grupi i armatosur separatist bask “ETA” ka shkatërruar ose dorëzuar një pjesë të armëve të tij.

Komisioni Ndërkombëtar i Verifikimit, i vendosur në kryeqendrën baske të Bilbaos, bëri të ditur se një pjesë e armëve në duart e ETA-s tashmë janë dorëzuar dhe mbyllur në magazina të sigurta.

Qeveria spanjolle ka refuzuar të hyjë në bisedime me ETA-n, e cila deklaroi në mënyrë të njëanshme përfundimin e aktivitetit të saj 40-vjeçar në vitin 2011.

Megjithatë, Madridi njohu të drejtën për të aministruar një numër të madh prej të burgosurve baskë ose shpërnguljen e tyre në burgje të vendosura brenda krahinës baske, nëse shpërndarja e grupimit do të ndodhte me të vërtetë.

Gjatë ekzistencës së saj, “ETA” konsiderohet përgjegjëse për dhjetëra akte terrorizmi dhe pothuajse një mijë të vrarë në të gjithë vendin.

Ndonëse krahina “e pabindur” baske duket se më në fund ka pranuar sovranitetin spanjoll, Madridi nuk mund të jetë i qetë për presionet separatiste brenda vendit, me liderat e Katalunjës që kanë bërë të qartë vullnetin e tyre për të organizuar një referendum për pavarësinë më vonë gjatë vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA