Shpallet fituesi për “Lungomare”-n

21/02/2014 00:00

Projekti i kompanisë belge “XDGA” është shpallur fitues në konkursin për ndërtimin e bulevardit të Vlorës, të njohur si ‘lungomare’.

Në garën e zhvilluar në teatrin “Petro Marko” morën pjesë pesë studio arkitekturore nga Italia, Franca, Gjermania, Zvicra dhe kompania fituese nga Belgjika. Në tërësi në fazën e parë u paraqitën plot 45 projekte, por vetem pesë prej tyre mundën të kalonin në fazën finale.

Gjatë paradites kryeministri Rama theksoi se Vlora ka mundësi të jashtëzakonshme turistike, ndaj dhe fokusi i qeverisë do të jetë i madh për ta zhvilluar atë sa më tej.

“Ky është një konkurs, që na ndihmon t’i japim jetë idesë së transformimit rrënjësor të vijës bregdetare të qytetit të Vlorës, që njëkohësisht do të jetë edhe një shembull transformimi për t’u ndjekur më pas, në segmente të tjera të vijës bregdetare të Shqipërisë. Vlora është një vend i bukur, të cilin ne, të gjithë së bashku, do ta bëjmë botërisht të njohur si një nga portat më të bukura të Mesdheut”, deklaroi kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, pas shpalljes së projektit fitues, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se zbatimi i tij do të nisë brenda pak muajsh.

Top Channel