Ledio Shyti është nga të paktët persona që mendon për të bërë më të bukura festat të pastrehëve. Ai ka jetuar në Greqi me familjen e tij për disa kohë dhe gjithmonë ka praktikuar vullnetarizmin. Në kryeqytet ka filluar studimet në degën Financë-Kontabilitet dhe është një nga studentët më të mirë të universitetit.

Në ditë festash ai përpiqet t’i bëjë të pastrehët të ndihen më mirë, t’u
ofrojë atyre një copëz nga tavolina e një feste. Ndaj edhe ka zgjedhur
që në çdo ditë feste të shpërndajë kuti dhuratash për njerëzit e rrugës,
ata që nuk kanë një familje dhe një tavolinë për të buzëqeshur në këto
ditë.

Një zjarrfikës në Kinë është shndërruar në heroin e ditës, pasi ka shpëtuar nga vdekja një grua, e cila u hodh nga dritarja e shtëpisë së saj, në katin e pestë të një pallati.  Pas një grindjeje në familje, gruaja ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga dritarja, por zjarrfikësi i lidhur nga lart e kap atë në fluturim, duke shmangur një tragjedi të mundshme. Pamjet menjëherë kanë bërë xhiron e botës duke u bërë ndër më të shikuarat.

I papunë, në borxhe dhe prej një viti duke jetuar në rrugë në Hungari, Laszlo Andraschek harxhoi monedhat e tij të fundit në një biletë llotarie. Tani njeriu i pastrehë është fituesi më i madh i një llotarie në Hungari, me rreth 1.7 milion Euro. Por, ai ka vendosur që këto para të mos i mbajë për vete. 55-vjecari ka në plan për të përdorur fitimet e tij për të krijuar një qendër për personat e alkolizuar dhe gratë e dhunuara. Shpirtmadhësia e tij ka fituar vëmendje mjaft të madhe të mediave në Europë.

Një burrë në Minesota kishte parë një foto në “Facebook” ku dy drerë ishin rrëzuar në sipërfaqen e një liqeni të ngrirë. James së bashku me babain e tij ndërmorën një fushatë shpëtimi. James dhe babai i tij u bënë heronj duke përdorur mjetet e tyre për të shpëtuar kafshët e bllokuara aty prej dy ditësh.

Top Channel