Ukrainë, përleshje edhe pas marrëveshjes

20/02/2014 00:00

Marrëveshja e arritur mbrëmjen e djeshme mes presidentit ukrainas dhe
liderëve të opozites për fundin e përballjes, nuk mjaftoi për të
shmangur përleshjet e reja mes protestuesve antiqeveritare dhe policisë
në Kiev.

Tubuesit i kane qelluar forcat e rendit me shishe benzine dhe si pergjigje kane marre pompat e ujit. Raportohet edhe per disa seri te shtenash, por nuk dihet me siguri nga cila pale vinin ato.

Tre ministra te jashtem te BE-se ndodhen ne kryeqytetin ukrainas per bisedime perpara nje takimi mes zyrtareve vendas dhe perfaqesuesve te bllokut ku do te diskutohet edhe mundesia e sanksioneve. Ministria ukrainase e Shendetesise deklaroi se bilanci i vdekjeve nga trazirat e kesaj jave ka mberritur ne 35.

E enjtja eshte shpallur dite zije ne nder te viktimave. Pjesa me e madhe e vdekjeve ndodhen gjate perplasjeve te se martes, dita me e pergjakshme qe prej shperthimit te vales se protestave nga fundi i muajit nentor.

Pas episodeve me te fundit te dhunes ne vend, disa atlete ukrainas vendosen te braktisin Lojrat Olimpike dimerore te Sochit e te kthehen ne shtepi. Deklarata per arritjen e marreveshjes u postua ne në faqen elektronike të presidentit Viktor Yanukovich, me sqarimin se synimi i saj eshte te ndale gjakderdhjen dhe të stabilizojë situatën në interes të qetësisë sociale. Hollesi te tjera nuk pati.

Megjithate, sektori i djathte, i cili eshte pjese e protestave, beri te ditur se nuk e ka firmosur paktin dhe se ne kendveshtrimine  tij, me Janukovicin nuk “ka asgje per te negociuar”.

Nje dite me pare, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti  i Frances, Francois Hollande u shprehen thellesisht te tronditur nga pershkallezimi i situates ne Ukraine, ndaj në takimin e tyre u angazhuan për vendosjen e sanksioneve kundër autorëve të akteve të dhunës.

Top Channel