
Shtëpia e Bardhë i kërkoi Presidentit të Ukrainës të terheqe menjehere
forcat e sigurisë dhe të zgjidhë krizë me mjete politike. Përmes një
deklarate, Shtëpia e Bardhë shkruan: “Jemi të shqetesuar nga pamjet ku
shihen forcat e sigurisë që qëllojnë me armë automatike popullin e tyre.
i kërkojme Presidentit Janukovic, të tërheqe menjehere forcat e
sigurise nga qendra e Kievit dhe te respektojë të drejtën paqesore për
të protestuar U bëjmë thirrje protestuesve të shprehen paqesisht”.
Gjithashtu i bëjmë thirrje ushtrise të mos përfshihet ne konfliktin, qe mund dhe duhet te zgjidhet me mjete politike. “Shtetet e Bashkuara-shkruhet ne deklarate- do të punojnë me aleatet europiane për t’i ndëshkuar përgjegjesit dhe te ndihmoje popullin ukrainas te bashkohet dhe Ukrainen e Pavarur te kthehet ne rrugen qe e con drejt nje te ardhmeje me te mire”.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka derguar nje ndërmjetes në Kiev. Dëmitrij Peskov, zëdhënësi i shefit te Kremlit tha se “me këtë detyrë është ngarkuar ish-Avokatin e Popullit për të drejtat e njeriut dhe ish-ambasadorin në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Lukin”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov, nga Iraku ku ndodhet për një vizitë zyrtare- fajësoi Perendimin për gjendjen në Ukrainë: “Opozita nuk mund ose nuk do ta distancojë veten nga grupet ekstremiste. Të gjithë partneret tane perendimore, cilido ne Europe dhe Shtetet e Bashkuara ia vene fajin qeverise se Ukraines dhe ata nuk e klasifikojne sic duhet, sic jane veprimet e ekstremisteve. Jemi shume te shqetesuar sepse standartet e dyfishta ketu jane te dukshme”.
Me heret, kryeministri rus, Dmitry Medvedev tha se “Rusia mund te kete marredhenie te plota dypaleshe me Ukrainen vetem kur lidershipi i saj të jetë në gjendje të mire. Medvedev u kerkoi autoriteteve e Ukraines te jene legjitime dhe efektive”.
Organizata për të Drejtat e Njeriut “Amnesty International” permes nje raporti i bëri thirrje bashkesise nderkombetare te ndaloje dergimin e municioneve dhe armeve, që përbëjnë rrezik serioz, nese keqperdoren nga forcat e sigurise, derikur mekanizmat efektive te jene ne fuqi per te garantuar qe ato te mos perdoren per kryer apo per te lehtesuar shkeljen e ligjit nderkombetar për të drejtat e njeriut”.
Analistët dhe vëzhguesit ndërkombëtare paralajmërojnë se presioni i jashtëm zor se do të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve ne Ukraine, vecanërisht nëse ushtria nderhyn per te shperndare protestuesit.
Top Channel