Libi, dëmshpërblim për gratë e përdhunuara

20/02/2014 16:20

Gratë e përdhunuara gjatë kryengritjeve të vitit 2011 që sollën edhe rënien e regjimit të kolonel Gaddafit do të njihen si viktima të luftës dhe do të dëmshpërblehen, informoi qeveria libiane gjatë ditës së enjte.

Dekreti, i cili për të kaluar do të ketë nevojë për mbështetjen e Parlamentit, vendos gratë e përdhunuara në të njëjtin nivel me të rëniet apo të plagosurit në luftën ndaj diktaturës 42-vjeçare, duke u akorduar atyre të drejtën e një pensioni.

Forcat që mbështesnin kolonelin, përdorën gjerësisht gjatë zhvillimit të luftës civile përdhunimet si një armë për të mbjellë terror dhe për të shtypur kryengritjet.

Ndërsa Libia ka hyrë në vitin e tretë që prej atyre revoltave, votuesve do t’u kërkohet së shpejti që të zgjedhin një komision, i cili do të shkruajë një kushtetutë të re për vendin.

Trupi kushtetues do të përbëhet nga 60 persona, nga 20 prej secilit prej tre rajoneve kryesorë të Libisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA