Korçë, sekuestrohen 370 kg hashash, tre në pranga

20/02/2014 00:00

Policia e Korçës ka sekuestruar ditën e enjte një sasi prej 370 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

Sasia e madhe e drogës është sekuestruar në sajë të operacionit të koduar ‘Stafeta’, në Pojan të Korçës, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 persona dhe u shpallën në kërkim 2 të tjerë. Policia e Korçës ka vënë në pranga Deni Shahini vjeç 34 banues në Maliq të Korçës, Aleks Kreshpanji, 44 vjeç, banues në Korçë dhe Gramoz Vila 43-vjeçar, banues në fshatin Libonik.

Lënda narkotike ishte transportuar nga personat e mësipërm nga Lazarati për në qytetin e Korçës, me qellim shpërndarjen dhe transportimin për në shtetin grek.

Top Channel