Kinë, në rënie rritja industriale

20/02/2014 15:50

Kina regjistroi rritjen më të ulët industriale në shtatë muajt e fundit, ndërsa shqetësimet për rritjen e shpejtë të interesave të kreditimit kanë frenuar shumë sipërmarrës në zgjerimin e aktiviteteve të tyre.

Sipas bankës “HSBC”, indeksi i fuqisë blerëse së kompanive industriale ra në 48,3 nga 49,5 në Janar.

Një indeks prej 50 shpreh një gjendje stanjacioni, ndërsa çdo shifër më e ulët pasqyron rënie.

Përveç këtij treguesi kryesor, edhe 50 të dhëna të tjera të publikuara në Shkurt mbështesin bindjen për një frenim të sektorit kryesor të ekonomisë së dytë më të madhe të botës.

Pritet që këto të dhëna të ndikojnë në politikën e Bankës Qëndrore Kineze, që mund të ndërmarrë masa për të rritur kreditimin, duke ulur normën bazë të interesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA