Indi, ndalohet lirimi i vrasësve të Ghandhit

20/02/2014 00:00

Gjykata Supreme në Indi ka ngrirë lirimin e tre nga shtatë personat e
dënuar për përfshirje në vrasjen e ish-kryeministrit Rajiv Gandhi.

Kryeministri i shtetit Tamil Nadu, ku personat në fjalë po mbahen, urdhëroi lirimin e tyre ditën e mërkurë.

Por qeveria qëndrore e Indisë ndërmori një nismë ligjore kundër urdhërit, me kryeministrin Manmohan Singh që tha se vendimi nuk kishte baza solide.

Vrasësit, gjashtë burra dhe një grua, ishin pjesë e grupit rebel të Sri Lankës, Tigrat e Tamilit. Njoftime të mëparshme sugjeronin se gjykata mbështeste lirimin e tyre.

Tre nga të burgosurit, lirimi i të cilëve është bllokuar, janë burrat dënimi me vdekje i të cilëve u ndryshua më herët gjatë javës.

Ata kanë qenë në burg për më shumë se 20 vjet dhe të përfshirë në një debat për dënimin me vdekje që prej 1998-s.

Gjykata Supreme citoi “lapsuse proçeduriale” për vendimin e marrë nga qeveria lokale e shtetit Tamil Nadu për lirimin e të dënuarve. Seanca gjyqësore e radhës do të mbahet më 6 mars.

Raportohet gjithashtu se nuk ka asgjë që të ndalojë qeverinë lokale të lirojë katër të burgosurit e tjerë, ashtu siç ishte planifikuar.

Top Channel