Shpërthim në kryeqytetin e Libanit
19/02/2014 00:00
Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një atentat me bombë që tronditi në kryeqytetin libanez, Bejrut.
Shpërthimi ka ndodhur në një lagje periferike në juf të Bejrutit, pranë një qendre kulturore iraniane, që mendohet se ka qenë objektivi i vërtetë i sulmit.
Sulmi është ndërmarrë me anë të një autobombe. Pesë persona u deklaruan të vdekur në vend dhe të paktën 80 është bilanci paraprak i të plagosurve, një pjesë e të cilëve në gjendje të rëndë.
Përgjegjësinë e sulmit e kanë marrë “Brigadat Abdullah Azzam”, të njëjtat që kanë ndërmarrë të tjera sulme kundër objektivave iraniane dhe Hezbollah në muajt e fundit.
Top Channel