" /> ">

“Peugeot” kalon në duart e kinezëve

19/02/2014 15:15

Një prej kompanive më të mëdha të prodhimit të automobilëve në Europë, francezja “Peugeot” kaloi të mërkurën në duart e një kompanie kineze.

“Dongfeng Motors” dhe qeveria franceze arritën një marrëveshje, në bazë të së cilës kinezët do të injektojnë 800 milionë euro në kompaninë në vështirësi, në këmbim të 14% të aksioneve.

Familja “Peugeot”, e cila kishte statusin e aksionerit më të madh me 25,2% të aksioneve, do të humbë kontrollin, duke rënë në 14% të aksioneve totale.

“Dongfeng” shndërrohen në aksionerët më të mëdhenj të “Peugeot”-it dhe pritet të kenë një ndikim të madh në politikat e ardhshme të firmës.

Për të nxjerrë “Peugeot” nga vështirësitë, u realizua edhe një manovër e dytë, e cila siguroi 1,4 miliardë euro nga investitorët ekzistues brenda kompanisë.

Kompania e dytë më e madhe automobilistike në Europë, në bazë të vlerës totale të aseteve, publikoi edhe të dhënat e saj të fundit financiare gjatë të mërkurës, në të cilën paralajmërohet se humbjet mund të vazhdojnë deri në vitin 2016.

“Peugeot” raportoi humbje prej 2,32 miliardë eurosh gjatë 2013-s, çka shënon një përmirësim prej humbjeve rekord prej 5 miliardë eurosh në 2012-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA