
Papa Françesku ka marrë një letër të veçantë nga Izraeli. Autori i saj është një deputet izraelit katolik i kombësisë arabe që i kërkon Atit të Shenjtë të ndalojë rekrutimin e arabëve katolikë në ushtrinë izraelite.
Letra është dorëzuar tek Giuseppe Lazzarotto, i dërguari me punë i Vatikanit në Tokën e Shenjtë.
Në të, deputeti Basel Ghattas i kërkon Papa Françeskut që të përdorë ndikimin e tij për të ndaluar thirrjen e të krishterëve arabë në ushtrinë izraelite. Sipas tij, kjo është një politikë përça dhe sundo e shtetit hebre, pasi në ushtri refuzohen arabët muslimanë që jetojnë në Izrael.
Arabët përbëjnë rreth 21 përqind të popullsisë totale prej pak më shumë se 8 milion banorësh, të cilëve u është njohur edhe gjuha, duke u futur si gjuhë zyrtare.
Top Channel