Sudani i Jugut, rikthehen luftimet

18/02/2014 15:40

Vetëm një muaj zgjati armëpushimi i qeverisë së Sudanit të Jugut dhe kryengritësve, ndërsa luftime të ashpra rifilluan këtë të martë në shtetin e Nilit të Epërm.

Secila palë akuzoi palën tjetër për fillimin e luftimeve në kryeqendrën krahinore të Malakalit.

Qeveria konfirmoi se luftime janë zhvilluar në pjesën më të madhe të qytetit.

Këto përballje rikthejnë shqetësimin në lidhje me sigurinë e fushave naftëmbajtëse të ndodhura në veri, që përbëjnë shtyllën kurrizore të ekonomisë së varfër të Sudanit Jugore.

Një përfaqësues i OKB-së në kryeqytetin Juba i kërkoi të gjitha palëve që të mbrojnë civilët.

Për fat të keq, në luftimet e javëve të fundit të 2013-s dhe Janarit, civilët kanë qenë shqetësimi i fundit si për ushtrinë, ashtu edhe për kryengritësit, ndërsa disa mijëra besohet të kenë humbur jetën.

Një burim i tha “BBC”-së se rebelët kanë shfrytëzuar këtë armëpushim për të përforcuar pozitat e tyre.

“Ata janë të armatosur me kallashnikovë, me granatahedhës dhe me një numër mitrolozash”, konfirmoi burimi i “BBC”-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA