SHBA, politikat kundër armëve pa efekt

17/02/2014 18:30

Një grup studiuesish në Shtetet e Bashkuara deklarojnë se një mbikëqyrje e kryer prej tyre vërteton me prova konkrete se lufta për kontrollin e armëve ka nevojë për përforcim.

Grupi ndoqi pasojat e vendimit të shtetit të Misurit për shfuqizimin e ligjit për blerjen e armëve të dorës në vitin 2007. Ligji u kërkonte blerësve të identifikoheshin tek sherifi i zonës dhe prej tij të merrnin një liçencë për blerjen e armës.

Duke raportuar menjëherë në Gazetën e Shëndetit Urban, studiuesit pretendojnë se anulimi i ligjit rezultoi me një rritje të menjëhershme të dhunës dhe vrasjeve me anë të armëve të zjarrit.

Studimi lidh braktisjen e kontrolleve bazë me një rritje prej rreth 60 vrasjesh që janë verifikuar çdo vit në Misuri në periudhën 2008-2012.

“Kjo përputhet fare mirë me ndryshimin e politikës. Në Misuri pati menjëherë një ngritje të trajektores së vrasjeve”, ka deklaruar profesori Daniel Webster, drejtor i Qendrës Johns Hopkins për Politikat e Armëve.

“Ngritja e trajektores nuk ndodhi me vrasje që nuk përfshinin armë, nuk ndodhi në ndonjë shtet fqinj, trendi kombëtar po shkonte në kahun e kundërt, ishte thejsht çështje politike e një shteti të vetëm”, ka sqaruar Webster për BBC.

Ekipi i studiuesve deklaroi se në studimin e tyre përfshinë ndryshimet që ndodhën në nivel politik, ato në kuotat e burgimeve, trendit të grabitjeve, si dhe ndikimin e mundshëm të faktorëve të tjerë si papunësia dhe varfëria.

Top Channel