OKB: Kim Jong-un të përgjigjet për krimet

17/02/2014 15:40

Një hetim 1-vjeçar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara arriti në përfundimin se të gjithë ata që akuzohen për krime kundër njerëzimit në Korenë e Veriut, përfshi lideri Kim Jong-un, duhet të përballen me drejtësinë.

Një panel ekspertësh i mandatuar nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB-së tha më parë gjatë Janarit se koreanët janë duke vuajtur “tmerre të papërshkrueshme”.

Paneli dëgjoi dëshmi të bollshme të përdorimit të torturës, dhunës seksuale, represionit të ashpër politik, skllavërimit dhe një sërë krimesh të tjera.

Korea e Veriut refuzoi që të merrte pjesë në punimet e panelit dhe nuk i njeh rezultatet e dala nga hetimi më gjithpërfshirës i realizuar mbi praktikat që realizohen në vendin diktatorial.

Përfundimet e këtij hetimi do t’i referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Njeriut, e cila pritet të nisë një hetim.

Dëshmitë rrënqethëse përfshinë midis të tjerash një grua që detyroi të mbyste fëmijën e saj, fëmijët e burgosur që prej lindjes dhe të lënë të vdisnin urie dhe familje të torturuara pasi kishin ndjekur telenovela të huaja.

Top Channel