Nuk ka marrëveshje me Ukrainën, zëdhënësi i Kremlinit mohon çdo dialog me Kievin: S’mund të negociojmë pas krimeve terroriste kundër fëmijëve Parlamenti turk është bërë sërish arenë përleshjes mes ligjvënësve të opozitës dhe atyre të pozitës dhe shkak këtë herë ishte kalimi me votat e maxhorancës të një reforme në drejtësi.
Sipas CNN turk reforma në drejtësi synon forcimin e kontrollit të qeverisë mbi sistemin e drejtësisë. Ekzekutivi i Erdogan dhe sistemi i drejtësisë ishin protagonistë të përplasjes më të fundit ku të afërm të kabinetit përfunduan në pranga nën akuzën për korrupsion.
Kjo nxiti kundërveprimin e ekzekutivit që shkarkoi prokurorët dhe shefat e policisë në shumë qytete të vendit me po të njëjtën akuzë.
Votimi në sallë u shoqërua me debate të ashpra mes deputetëve, debate që përfunduan në përleshje fizike.
Pak më shumë se një javë më parë në të njëjtën sallë deputetët u përleshën sërish me njëri-tjetrin dhe shkak ishte një ligj i kaluar nga partia e kryeministrit Erdogan që rrit kontrollin e shtetit mbi internetin.
Ligji është kritikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare si shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut. Ky ligj dhe reforma në sistemin e drejtësisë ka ngjallur reagimin e opozitës që akuzon Erdogan se po vendos diktaturën në vend.
Top Channel