Emigrantët, BE i kërkon llogari Spanjës

15/02/2014 00:00

Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kërkojnë Spanjës të shpjegojë përse rojet e saj bregdetare qëlluan me plumba plastikë mbi emigrantët që po përpiqeshin të notonin në territorin spanjoll të Ceutës.

Madridi zyrtar nga ana e tij pranon se është qëlluar, por thotë se nuk pati të plagosur. Të paktën 14 vetë u mbytën në 6 shkurt, kur qindra emigrantë afrikanë tentuan të mbërrinin në enklavën afrikano-veriore nga Maroku.

Së bashku me Melilla-n, Ceuta përfaqëson të vetmin kufi tokësor të BE-së me Afrikën, çka është kthyer në një magnet të vërtetë për klandestinët që kërkojne azil ose punë në Europë.

Top Channel