Shpërthen vullkani në Indonezi

14/02/2014 00:00

Shpërthimi i vullkanit në lindje të ishullit të Xhava-s në Indonezi
detyroi mbi 200 mijë banorë të braktisnin shtëpitë, ndërsa të paktën 2
persona humbën jetën, kur shtëpia e tyre u shemb nga pesha e hirit.

Hiri ka mbuluar një zonë të madhe, madje edhe qytetin e Surabajas, i cili ndodhet rreth 130 km larg. Sipas zyrtarëve, disa prej qyteteve janë mbuluar me 4 centimetra hi.

Tre aeroportet më të mëdha në Surabaja, Solo dhe Xhoxhiakarta u detyruan të mbylleshin për shkak të shikueshmërisë. Ekziston frika se copat shkëmbore, të lëshuara nga vullkani mund të dëmtojnë motorët e avionëve. Zyrtarët indonezianë paralajmëruan, të enjten, një orë përpara shpërthimit të vullkanit dhe u kërkuan banorëve që jetonin në 36 fshatrat, në një rreze prej 10 km pranë tij, të largoheshin. Qyteti më i afërt i vullkanit, Kediri është shndërruar gri.  

Hiri  vështireson lëvizjen e këmbësoreve dhe automjeteve në rrugë. Mali Kelud, 1731 metra i lartë, që po zhurmonte prej disa javësh hpërtheu mbremjen e së enjtes. Megjithatë Kreu i Agjensisë së Gjeologjisë dhe Vullkaneve tha se “vrulli vullkanik po bie gradualisht”. Sipas ekspërtëve, zor se do te kete shperthime te tjere te permasave te mëdha.

Shpërthimi i fundit ndodhi në vitin 1999 dhe shkaktoi vdekjen e dhjetera personave. Të paktën 5000 persona humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në vitin 1919. Në Indonezi ndodhen rreth 130 vullkane aktivë. Në fillim të këtij muaji, Mali Sinabug, në ishullin e Sumatras shpërtheu dhe shkaktoi të paktën 14 viktima.

Top Channel